Maqedoni

Fundviti po afron, interneti zëvendëson kartolinat, postierët gjithnjë e më pak punë

23.12.2015 17:56

Gjithnjë e me pak qytetarë të Maqedonisë dërgojnë letra dhe pako nëpërmjet postës. Ndoshta dalëngadalë profesioni postier po humbet...

29 operatorë në Maqedoni i kryejnë shërbimet postare, ndërsa në këtë sektor punojnë vetëm gjysmë për qind nga të gjithë të punësuarit në Maqedoni.
 
Sipas të dhënave të Agjencisë së Postave, përdorimi i shërbimeve postare është shumë i vogël. Vjet, në krahasim me vitin 2013, numri i dërgesave është zvogëluar për 2%. Sipas Agjencisë së Postave, letrat elektronike i kanë zëvendësuar letrat e shkruara me dorë për festat e fundvitit. Postat kanë edhe një tjetër preokupim, përveç kartolinave që janë pakësuar.
 
Blerjet On-line janë shtuar, por limiti doganor për to është shumë i ulët. Nga kjo Agjenci kërkojnë që ky limit të rritet. 
 
“Në krahasim me komunikacionin rrugor, ku është e lejuar të importohen mallra me vlerë prej 350 euro pa paguar doganë, në këtë moment nëse këtë e bëjnë qytetarët nëpërmjet mënyrës së internetit dhe bëjnë porosi, kanë limit për të mos paguar doganë deri me vlerën 45 euro”- deklaroi drejtori i Agjencisë për Posta, Vllatko Atanasovski.
 
Gjithsej 29 operatorë, të cilët i kryejnë shërbimet postare, midis të cilave Posta e Maqedonisë është me e madhja, vetëm gjysmë për qind nga të gjithë të punësuarit në vend punojnë në këtë sektor. 
 
BESIM ABDULLAI