Maqedoni
Mjegull në akset rrugore Gradsko, Negotinë dhe Demir Kapi
23.12.2015 20:07
Dukshmëri të zvogëluar prej 30 deri në 50 metra për shkak të mjegullës ka në akset rrugore Gradsko, Negotino dhe Demir Kapi, kumtoi LAMM...

Komunikacioni në të gjitha akset rrugore të vendit po zhvillohet në rrugë kryesisht të thata.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar-Mavrovë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut./mia
