Urim Krishtlindjesh të ipeshkvit Kiro Stojanov
Ipeshkvi i Shkupit dhe ekzarku i apostullit Kiro Stojanov ka dërguar urim Krishtlindjesh me rastin e festës së Krishtlindjeve që e kremtojnë qytetarët e Maqedonisë të besimit katolik...

"Të dashur motra dhe vëllezër, festimi i Krishtlindjeve çdo vit na mundëson që ta shprehim mesazhin ndaj të afërmëve, por edhe ndaj të gjithë njerëzve, vullnetin e mirë, mesazhin gjithmonë të vjetër, por në të njëjtën kohë edhe të ri, të cilin Krishtlindjet e sjellin me vete", thuhet në urimin e ipeshkvit Stojanov.
Mesazhi im për besimtarët që i festojnë Krishtlindjet, si dhe për të gjithë njerëzit, thekson ipshkvi, është që këto ditë të hapen drejt mirëqenies dhe t'ia shtrijnë dorën të varfërve dhe të uriturve, t'i vizitojnë të sëmurit pa dallim kombi dhe feje, sepse Zoti nuk bën dallim mes njerëzve. (mia.mk)
