Bullgarët vijnë në Maqedoni për stomatolog dhe për karburant
Gjithnjë e më shumë bullgarë vijnë në Maqedoni për të përdorur shërbimet dentare pasi tek ata çmimet janë dy deri tre herë më të larta. Destinacioni më i afërt për këtë është në Dellçevë...

Gazeta bullgare "Standard" shkruan se për urë, katër mbushje dhe nxjerrje të dhëmbit në Bullgari paguhet 1000 leva, ndërsa të gjitha këto në Dellçevë kushtojnë 400 leva.
Distanca nga Blagoevgrad deri në Dellçevë është 38 kilometra kështu që, siç shkruan gazeta, ky ekskursion dentar duket i mirë madje edhe po të llogaritet karburanti për automjetin. Për shërbime dentare në Dellçevë paguhet në leva bullgare.
Bullgarët gjithashtu shkojnë në Maqedoni edhe për të blerë benzinë për shkak të dallimit të çmimeve të karburantit në të dy anët e kufirit. Kështu, sipas televizioni bullgar "Nova Televizija" një litër dizel në Bullgari kushton pak më shumë se dy leva, ndërsa në Maqedoni shitet për rreth 1.5 leva. (mia.mk)
