Punëtori për zhvillim të klasterëve në Rajonin planor të Shkupit
Ngritja e vetëdijshmërisë së klasterëve si instrument për rritje të konkurrencës së industrive dhe njoftim me përfitimet nga iniciativa klasterike është qëllimi i punëtorisë me temë "Mundësi për zhvillim të klasterëve në Rajonin planor të Shkupit" që sot e organizon Biznes qendra e Rajonit planor të Shkupit...

Në punëtori do të bëhet fjalë për funksionimin e klasterëve, përfitimet nga shoqërimi klasterik për kompani mikro, të vogla dhe të mesme dhe organizata nga rajoni të cilët ofrojnë mbështetje të biznes sektorit dhe vendosje të bazës për krijim të klasterëve.
Përmes punëtorisë do të bëhet tentim që të rritet niveli i mirëkuptimit për mënyrat e krijimit të klasterëve të suksesshëm, si dhe të zhvillohen propozim metodologjia për identifikim të klasterëve dhe propozim-planin aksional për vendosje të klasterit për prodhimtari industriale në Rajonin planor të Shkupit.
Në bazë të Programit për zhvillim dhe mbështetje të biznes-sektorit në Rajonin planor të Shkupit (2015 - 2020) me qëllim të rritjes së përfitimeve nga shoqata klasterike dhe klasterët, Biznes qendra e Rajonit planor të Shkupit do të inicojë krijim i të paktës një klaster, që edhe mëtej do të regjistrohet në rrjetin e klasterëve rajonalë. (mia.mk)
