Zjarr në një spital në Arabinë Saudite, 25 të vdekur dhe 107 të lënduar

24.12.2015 10:25

Së paku 25 persona kanë vdekur dhe 107 të tjerë janë lënduar, si rezultat i një zjarri që e ka përfshirë një spital në jug të Arabisë Saudite...

Zjarri, sipas Agjencisë Saudite për Mbrojtje Civile, ka shpërthyer në njësinë e kujdesit intensiv dhe në departamentin e maternitetit të spitalit të qytetit Jazan, që gjendet në jug të Arabisë. Agjencia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 2 dhe rasti është duke u hetuar për ta gjetur shkaktarin e zjarrit.

Në gusht të këtij viti, 10 persona kanë vdekur dhe 259 të tjerë janë plagosur, si rezultat i një zjarri që e ka përfshirë një shtëpi banimi në provincën Aramco të Arabisë Saudite.

Zjarri ishte shkaktuar si rezultat i problemeve të energjisë elektrike.