ShBA, gjashtë të vdekur nga moti i keq
Kushtet e këqija të motit të cilat janë efektive në pjesët jugore dhe qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë shkaktuar vdekjen e 6 personave...

Kushtet e këqija të motit janë efektive në rajonet: Alabama, Indiana, Kentucky, Mississippi, Tennessee, Arkansas, Georgia, Carolinën Veriore dhe jugore, të cilat kanë shkaktuar viktima në këto rajone.
Në rajonin Mississippi bëhet e ditur se mbi 8 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike, si dhe janë bllokuar disa rrugë, ku dhe shtëpitë e mijëra personave kanë pasur dëmtime serioze. Ndër të tjera, shtohet se për shkak të kushteve të motit në shumë vende nuk ka qenë e mundur evidentimi i dëmeve dhe se dëmet njerëzore dhe materiale mund të jenë edhe më shumë.
Autoritetet e Zyrës Kombëtare Meteorologjike vazhdojnë paralajmërimet ndaj qytetarëve si dhe meteorologu i Qendrës së Parashikimit të Stuhive në Oklahoma, Greg Carbin, ka theksuar se kushtet e motit ditën e shtunë mund të përkeqësohen edhe më shumë.
