Jepen 2.591 vërtetime për të drejtë të azilit, më të numërt nga Siria
Gjatë 24 orëve u janë dhënë vërtetime gjithsej 2.591 shtetasve të huaj u janë dhënë vërtetime për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit. Prej tyre, 1.128 janë të gjinisë mashkullore, 540 të gjinisë femërore, 910 janë fëmijë të shoqëruar nga bartësi i vërtetimit, si dhe 13 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër...

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime më të numërt janë shtetasit e Sirisë - 1.142, Afganistanit - 857 dhe Irakut - 592.
MPB informon se në periudhën nga 19.06.2015 deri më sot u janë dhënë vërtetime për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilitu gjithsej 362.587 shtetasve të huaj, nga të cilët 198.558 janë të gjinisë mashkullore, 60.464 të gjinisë femërore, 85.524 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit si dhe 18.041 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.
Sipas shtetësisë së personave më të numërt janë shtetasit e Sirisë- 204.367, pastaj të Afganistanit - 89.432, Irakut - 47.347, Iranit - 6.231, Pakistanit- 5.416, Palestinës - 2.158, Somalisë- 1.276, Bangladeshit- 1.253, Marokut- 1.317, Kongos - 514, Algjerisë - 453, Libanit- 434, Nigerisë - 279, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.
Gjatë 24 orëve të kaluara deri te Sektori për azil nuk është dorëzuar kërkesë për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për shtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.
Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve e deri më sot në Sektorin për azil janë parashtruar 83 kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimeve të dhëna përpara me ç'rast 55 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, me ta janë edhe 23 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, pastaj 13 kërkesa nga shtetas të Afganistanit me ta janë edhe 14 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, tre kërkesa nga shtetas të Pakistanit dhe Irakut, nga dy kërkesa nga shtetas të Marokut, Libanit, Palestinës dhe Algjerisë (katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin) dhe një kërkesë nga një shtetas i Egjiptit.
Në Qendrën e pranimit për kërkues të azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për më 23 dhjetor janë evidentuar gjithsej 27 kërkues të azilit prej të cilëve 16 burra, dy gra, tetë fëmijë të shoqëruar nga kujdestari dhe një minoren pa shoqërim të kujdestarit. Në mënyrë plotësuese, sipas nenit 48 nga Ligji për azil dhe mbrojtje të përkohshme, nëntë kërkues të azilit (tre burra, një grua, tre minoren me shoqërimin e kujdestarit dhe dy minoren pa shoqërim të kujdestarit) janë vendosur në një vend tjetër për strehim i përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.(mia.mk)
