Dhjetëra talibanë të vrarë në betejën për Sanginin

24.12.2015 15:38

Një komandant lokal i talibanëve dhe 50 luftëtarë të tjerë janë vrarë gjatë luftimeve në qarkun Sangin të provincës Helmand, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme e Afganistanit....

Forcat afgane janë duke luftuar për të rikthyer këtë qark, i cili është marrë nën kontroll nga talibanët.

Zyrtarët afganë kanë thënë se kanë rimarrë ndërtesat kryesore gjatë një kundër-sulmi. Shtetet e Bashkuara kanë kryer po ashtu sulme ajrore.

Ministria e Brendshme e Afganistanit e ka identifikuar komandantin e vrarë si Mullah Nasir, një besnik i liderit taliban, Mullah Akhtar Mansour.

Qarku Sangin ka lokacion strategjik dhe është qendër për prodhimin e opiumit.

Luftimet përreth tij kanë eskaluar javën e kaluar.

Është e paqartë nëse talibanët kanë nën kontroll të plotë Sanginin, pasi zyrtarët afganë kanë dhënë informacione konfliktuoze në lidhje me avancimin e tyre.

Në muajin shtator, talibanët kanë pushtuar për kohë të shkurtër qytetin verior afgan, Kunduz. Kjo ka qenë një nga fitoret më të mëdha të tyre qysh në vitin 2001. (REL)