Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari, viziton Këshillin e Prokurorëve
Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari ka takuar sot zëvëndëskryetarin e Këshillit të ProkurorëveDilaver Bekteshi dhe anëtarin e këtij këshilli Dashmir Saiti me të cilët ka diskutuar për ligjet aktuale të miratuara në qeveri ku theks të veçant iu dha ligjit për rrogat e prokurorëve dhe ligjit për akademi...

“Ligji për rrogat e prokurorëve parasheh rritjen e rrogave për punë jashtë orarit të plotë prej 35% si dhe punës gjatë ditëve të festave në lartësi prej 50%. Prokurorët do të kenë të drejtë edhe për shtesë të pagës në rastet kur kanë: kushte të veçanta pune, prezencë të rrezikut të lartë si dhe elementin e konfidencialitetit. Një ligj tjetër tepër i rëndësishëm për të cilën u diskutua gjatë këtij takimi është propozim ndryshimi i fundit i ligjit për akademi të gjykatësve dhe prokurorëve publik me të cilin do të vendoset një mundësi alternative për aplikimin e kandidatëve në këtë akademi dhe përzgjedhjen e tyre për prokurorë publik. Të gjithë ata kandidat që kanë pëvojë pune së paku pesë vite në prokurori apo gjykata si dhe avokatë me notë mesatare prej 7.00 mund të bëhen pjesë e një akademisë që do të zgjasë vetëm 9 muaj dhe pas asaj të kualifikohen si prokurorë publik ” theksoi ministri Adnan Jashari.
Anëtarët e Këshillit të Prokurorëve thonë se ndryshimet në këto ligje janë mjaftë pozitive për shqiptarët në Maqedoni, në veçanti mjaftë i rëndësishëm është propozim - ndryshimi i ligjit për akademi i cili do të kontribuojn në rritjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në të gjitha nivelet e prokurorisë në Maqedoni.
