Ekonomi

Instituti “Financ Think”: politika ka ndikuar negativisht në ekonomi

24.12.2015 17:22

Në vitin 2015 politika u vendos para biznes-shoqërisë dhe kjo nuk duhet të ndodhë në një shtet demokratik, e cila ka ndikuar negativisht në të gjitha sferat e ekonomisë...

Ky është konstatimi i nxjerrë nga Instituti për Hulumtim Ekonomik dhe Politike “Financ Think”. Në debatin me teme “Rritje, krizë politike dhe zgjedhje” u vlerësua se sfidat ekonomike dhe politike në një shtetet të vogël janë të zakonshme, por defektet e shumta politike kanë bërë që Maqedonia të jetë shteti më i varfër në botë.
 
“Këtë vit ne po hymë në një situatë të paparashikuar dhe me siguri do të zgjatë edhe më shumë. Edhe nëse mbahen zgjedhjet në ndonjë datë më optimiste, në prill ne sërish nuk do të kemi qeveri funksionale”- deklaroi profesori, Sasho Arsov.
 
“Po të kishte dëshiruar armiku më i madh i këtij shteti që të krijojë një atmosferë të tillë në shtetin tonë, me siguri nuk do të kishte pasur sukses. Por, brenda këtij viti partitë tona politike kanë arritur që ta shokojnë shtetin, duke u marrë vetëm me krizat politike”- tha   biznesmeni, Lupço Zikov.
 
“Vlerësimi është se kriza politike e ka zvogëluar rritjen për një përqindje, pasi që parashikimi ishte se nëse nuk do të kishte krizë politike rritja do të ishte rreth 4%”- theksoi Marian Petreski nga “Financ Think”.
 
Pjesëmarrësit në këtë debat vlerësojnë se ekonomia e vendit që të mund të krahasohet me ekonomitë evropiane do të duhet të shënojmë rritje në mbi 5 %, por kjo tek ne vështirë mund të ndodhë, pasi që shteti aplikon politika të gabuara ekonomike. 
 
SANIJE KASAMI