Sonte Krishtlindjet, Stojanov: të jemi humanë, Zoti nuk njeh dallime
Ipeshkvi i Shkupit dhe ekzarku i apostullit, Kiro Stojanov, ka dërguar urim krishtlindjesh me rastin e festës së Krishtlindjeve...

Ipeshkvi i Shkupit dhe ekzarku i apostullit, Kiro Stojanov, ka dërguar urim krishtlindjesh me rastin e festës së Krishtlindjeve, që e kremtojnë qytetarët e besimit katolik.
“Festimi i Krishtlindjeve çdo vit na mundëson që ta shprehim mesazhin ndaj të afërmve, por edhe ndaj të gjithë njerëzve, vullnetin e mirë, mesazhin gjithmonë të vjetër, por në të njëjtën kohë edhe të ri, të cilin Krishtlindjet e sjellin me vete”- thuhet në urimin e ipeshkvit Stojanov. “Mesazhi im për besimtarët që i festojnë Krishtlindjet, si dhe për të gjithë njerëzit, është që këto ditë të hapen drejt mirëqenies dhe t'ia shtrijnë dorën të varfërve dhe të uriturve, t'i vizitojnë të sëmurit pa dallim kombi dhe feje, sepse Zoti nuk bën dallim mes njerëzve”- theksoi ipeshkvi Stojanov.
