Maqedoni

Sonte mesha e Krishtlindjeve, edhe sivjet kisha e Bogdanit nuk do të flasë në shqip

24.12.2015 17:52

Besimtarët katolikë në të gjithë botën festojnë Krishtlindjet, por për dallim nga katolikët e tjerë, shqiptarët katolikë në Maqedoni...

Besimtarët katolikë në të gjithë botën festojnë Krishtlindjet, por për dallim nga katolikët e tjerë, shqiptarët katolikë në Maqedoni edhe këtë vit përballen me mungesën e shqipes gjatë predikimeve fetare.

Ky komunitet plot 2 vjet ka kërkuar të përmirësohet gabimi me mungesën e shqipes gjatë predikimeve fetare dhe të vendoset një prift shqiptar, por deri tani nuk është bërë asgjë.

Besimtarët katolikë shqiptarë vazhdojnë të këmbëngulin në kërkesën e tyre që një ditë të kryejnë meshën në gjuhën shqipe.

Ata theksojnë se është koha që institucionet e vendit të  ndihmojnë në zgjidhjen e kësaj çështje.

LEUNORA KALIQI