Basketboll

Golden State Warriors fiton ndaj Utah Jazz

24.12.2015 18:23

Plot 13 ndeshje të zhvilluara mbrëmë në NBA, teksa 26 skuadra kanë zbritur në parket, duke bërë që emocionet dhe rivaliteti të jetë i madh...

Fitorja e 27-të sezonale për kampionët e Golden State, që mundi 103-85 ndaj Utah Jazz, në një takim të dominuar nga vendasit.
 
Thompson realizoi 20 pikë, mbështetur edhe nga Curry me 16 pikë e Green me 15. Fiton edhe Oklahoma, suksesi i 20-të sezonal për të, një tjetër skuadër pretendente për titull, që mundi 120-85 Lakers. Westbrook me 23 pikë e Durant me 21, bënë detyrën ndaj Lakers, ku u dalluan Bryant me 19 pikë e Russell me 18. 
 
Në Lindje, fiton skuadra e Cleveland, që konsolidon pozitat në krye të renditjes, duke mundur 91-84 Neë York.
 
Ky është suksesi i 19-të sezonal për Cavaliers, ku u dalluan James me 24 pikë e Love me 23. San Antonio mposhti 108-83 ndaj Minnesotës, duke ndjekur nga pas kampionët në Perëndim.
 
Gjashtë lojtarë të Spurs realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Leonard me 19 pikë. Në kohën shtesë triumfon Dallas, që mundi 119-118 Brooklyn, një sfidë me shumë emocione. Barea me 32 pikë ishte lider në fushë për Maveriks, mbështetur nga Nowitzki me 22.