Futboll

Hysaj, mbrojtësi më i mirë i vitit në Serie A

24.12.2015 18:30

Elseid Hysaj ka zërë vend në formacionin e vitit në Serie A para mbrojtësit të Romës, Alessandro Florenzi...

Lexuesit e portalit Calciomercato.com janë duke e zgjedhur formacionin më të mirë të vitit 2015 në Serie A.
 
Besoni ose jo, anëtari i Kombëtares shqiptare ka zërë vend në formacionin e vitit para mbrojtësit të Romës, Alessandro Florenzi.
 
Hysaj është zgjedhur si mbrojtës i djathtë më i mirë në Itali me 42 përqind të votave, derisa ka lënë prapa vetës Alessandro Florenzin (Roma 33%), Bruno Peres (Torino, 17%) dhe Vrsaljko (Sassuolo, 8%).