Futboll

E kërkon e gjithë europa, De Biazi i mbyll dyert

24.12.2015 18:35

Në vigjilje të “gongut” që sinjalizon çeljen e merkatos dimërore, sulmuesi i Grasshppers, me kombësi shqiptare, Shani Tarashaj...

Në vigjilje të “gongut” që sinjalizon çeljen e merkatos dimërore, sulmuesi i Grasshppers, me kombësi shqiptare, Shani Tarashaj është vënë në objektivat e një sërë skuadrash të suksesshme në kampionatet europiane më në zë, sikurse janë Seria A, Premier League, Bundesliga, Ligue 1 dhe La Liga. 
 
Referuar lajmit të publikuar nga “Estadio Deportivo”, futbollisti me origjinë shqiptare është nën vëzhgimin e stafit të skuadrës së Liverpool, ndërkohë që interes për Tarashajn kanë shfaqur edhe skuadrat spanjolle si Villarreal dhe Valencia.
 
Me sytë nga sulmuesi i Grasshoppers janë edhe ekipet italiane si Fiorentina, Palermo, Torino, Sampdoria dhe Sassuolo, ndërkohë që kanë hyrë në garë edhe Herta dhe Lille.
 
Ndërkohë që e gjithë kjo mori skuadrash kanë hyrë në garë me njëra-tjetrën për të siguruar shërbimet e sulmuesit, trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë, Gianni De Biasi, i ka mbyllur dyert Tarashajt me kombësi shqiptare.
 
Në një intervistë të dhënë para dy ditësh për të përditshmen zvicerane, “Blick”, trajneri De Biazi është prononcuar edhe në lidhje me talentin shqiptar të Grasshopersit, Shani Tarashaj, që po shkëlqen këtë sezon.
 
“Unë kam folur me të. Ai më tha se nuk do të mendojë për momentin mbi çështjen e kombëtares. Nëse dikush nuk e ka vullnetin e menjëhershëm, atëherë ai nuk përbën më interes për mua,”, deklaroi trajneri i kuqezinjve.