Botë

Rreth 100.000 njerëz i kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të përleshjeve në Turqi

24.12.2015 19:46

Rreth 100.000 njerëz nga Turqia juglindore i braktisën shtëpitë e tyre për shkak të përleshjeve mes forcave turke të sigurisë dhe kryengritësve...

Rreth 100.000 njerëz nga Turqia juglindore i braktisën shtëpitë e tyre për shkak të përleshjeve mes forcave turke të sigurisë dhe kryengritësve të Partisë punëtore kurde (PPK), publikoi "Huriet dejli njuz".
 
Gazeta shkruan se rreth 1,3 milionë njerëz në Anadolinë juglindore janë goditur nga vendosja e orës policore.
 
Forcat e sigurisë turke kanë arritur të vendosin kontroll në tetë nga gjithsej 13 vende të banuara, në të cilat PPK mundohet të formojë zona autonome.
 
Në paralajmërimin e policisë të dërguar deri te të gjitha 81 qarqet në Turqi thuhet se luftëtarët e PPK-së kanë për qëllim përleshjet të transferohen në qytetet e mëdha turke./mia