Botë

Cerar: Në pranverë është e mundur valë e re e miliona refugjatëve drejt Evropës

24.12.2015 20:23

Rrethoja e vendosur në kufirin e Sllovenisë drejt Kroacisë do të mbetet, sepse ekziston rrezik nga një valë e re shumë më e madhe e emigrantëve gjatë pranverës së ardhshme, deklaroi sot kryeminsitri slloven, Miro Cerar...

Në intervistën për Radion sllovene, Cerar thotë se vendimi i Qeverisë së tij për vendosjen e rerthojës në kufi ishte e arsyetueshme, për shkak të valës tejet të madhe të refugjatëve nëpër rutën ballkanike, por edhe për shktk të "bashkëoperativitetit tejet të vogël" të Kroacisë për uljen e flukseve ditore të emigrantëve.
 
"Ende brenda ditës na vijnë nga tre deri pesë mijë refugjatë, e këto janë shifra të mëdha. Krahas kësaj, në kufijt e Evropës presin edhe miliona (emigrantë) të rinj të cilët dëshirojnë të vijnë në Evropë. ky nuk është kurfarë blofi, por vlerësim real", theksoi Cerar.
 
Ai thotë se vlerësimet e këtilla i bën në bazë të të dhënave të disa shërbimeve zbuluese, por edhe nga njohuritë që i ka marrë gjatë bisedës me kryeminsitrin turk, Ahmet Davutogllu, gjatë takimit të tyre të kohëmëparshëm në bruksel para Samitit të BE-së kushtuar kkrizës së refugjatëve.
 
Sipas Cerar, pranvera e ardhshme përmes rutës ballkanike drejt Evropës do të mund të niseshin miliona refugjatë nga kampet në Turqi.
 
"Nuk bëhet fjalë vetëm për refugjatë nga rajonet e kapluara me konflikte ushtarake si Siria, Afganistani dhe Iraku, por edhe nga Afrika, prej nga vijnë emigrantë ekonomik, e jo refugjatë", shton Cerar.
 
Ai thotë se në kampet e refugjatëve në Turqi arrijnë numër gjithnjë e më i madh i emigrantëve nga Afrika veriore, para së gjithash nga Maroko dhe Algjeria, të cilët dëshirojnë të shkojnë në Evropë, duke ikur jo vetëm nga regjimet diktatoriale, por edhe nga uria dhe varfëria të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.
 
"Bëhet fjalë për lloj tërësisht të ri të emigrantëve, të cilët dallojnë nga ata që arrijnë tani", shton Cerar në intervistë.
 
Për këto arsye, sipas cerar, është e domosdoshme rrethoja në kufirin slloven drejt kroacisë të mbetet edhe në periudhëpn në vijim, përderisa nuk shihet se si do të funksionojë marrëveshja ndërmjet BE-së dhe Turqisë për uljen e valës së refugjatëve dhe për prëforcimin e kontrollit të kufijve të jashtëm të Unionit.
 
"Nëse Bashkimi Evropian nuk e ndalë atë valë, Kroacia do të mund të fillojë që këta emigrantë sërish, në mënyrë të pakontrolluar, disperzive dhe pa marrëveshje me Lubjanën, t'i dërgojë në kufirin slloven, kështui që në Slloveni do të mund të mbeteshin dhjetëra mijë refugjatë, që do të shkaktonte katastrofë humanitare", potencoi Cerar në intervistën për Radion sllovene./mia