Botë
Putin: Rusia do të ndërtojë të paktën gjashtë centrale bërthamore në Indi
24.12.2015 21:07
Rusia planifikon të ndërtojë të paktën gjashtë centrale bërthamore në Indi në 20 vitet e ardhshme, deklaroi sot presidenti rus, Vladimir Putin...

Ai, pas takimit me kryeministrin indian Narendoirm Modi në Moskë, theksoi se dy vendet me sukses bashkëpunojnë në prodhimin e raketave "Bramos" dhe planifikojnë bashkërisht të prodhojnë lloj të ri të aeroplanëve ushtarak dhe bartësve të aeroplanëve.
Putin thekson se Rusia dhe India kanë pothuajse qëndrime identike për çështjet ndërkombëtare.
"Me rëndësi është Rusia dhe India të kenë qëndrime të përafërta për zgjidhjen e problemeve kyçe ndërkombëtare. Vendet tona janë për zgjidhje politike të përleshjes në Siri dhe për përparimin e pajtimit kombëtar në Afganistan", theksoi Putin./mia
