Janë dhënë vërtetime për 3.415 shtetas të huaj, më të numërt nga Siria
Gjatë ditës së djeshme janë dhënë vërtetime për gjithsej 3.415 shtetas të huaj, prej të cilëve 1.306 janë të gjinisë mashkullore, 718 të gjinisë femërore, 1.379 janë fëmijë të shoqëruar nga bartësi i vërtetimit, si dhe 12 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u janë dhënë vërtetime për qëllim të shprehur për të parashtruar kërkesë për njohjen e të drejtës së azilit....

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, sipas MPB-së më të numërt janë shtetasit e Sirisë - 1.624, Irakut 1.049 dhe Afganistanit 742.
Në periudhën nga 19.06.2015 deri më orën 24 janë dhënë vërtetime për gjithsej 366.002 shtetasve të huaj, nga të cilët 199.864 janë të gjinisë mashkullore, 61.184 të gjinisë femërore, 86.903 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit si dhe 18.053 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u janë dhënë vërtetime për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime më të numërt janë shtetasit e Sirisë- 205.991, pastaj të Afganistanit - 90.416, Irakut - 48.396, Iranit - 6.231, Pakistanit- 5.416, Palestinës - 2.158, Somalisë- 1.276, Bangladeshit- 1.253, Marokut- 1.317, Kongos - 514, Algjerisë - 453, Libanit- 434, Nigerisë - 279, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.
Gjatë 24 orëve të kaluara deri te Sektori për azil nuk është dorëzuar kërkesë për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për shtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.
Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve e deri më 24.12.2015 në Sektorin për azil janë parashtruar 83 kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimeve të dhëna përpara me ç'rast 55 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, me ta janë edhe 23 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, pastaj 13 kërkesa nga shtetas të Afganistanit me ta janë edhe 14 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, tre kërkesa nga shtetas të Pakistanit dhe Irakut, nga dy kërkesa nga shtetas të Marokut, Libanit, Palestinës dhe Algjerisë (katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin) dhe një kërkesë nga një shtetas i Egjiptit. (mia.mk)
