Liga Arabe kërkon tërheqjen e Turqisë nga Iraku

25.12.2015 12:36

Liga Arabe i ka bërë thirrje Turqisë që të heqë trupat e saj të stacionuara në veri të Irakut...

Ministrat e Jashtëm arabë, pas takimit në Kajro, kanë dënuar praninë turke në Irak, duke thënë se ajo është shkelje e sovranitetit të Irakut dhe kërcënim për sigurinë kombëtare arabe. Zëvendësshefi i Ligës Arabe ka thënë se trupat turke po ashtu “shtojnë trazirat në rajon”.

Më 20 dhjetor, Turqia ka thënë se ka nisur të tërheqë trupat, në përpjekje për të qetësuar tensionet me Bagdadin.

Turqia nuk po tërheq vërtet trupat, porse po i zhvendos ata në rajonin autonom kurd të Irakut.

“Sovraniteti është sovranitet dhe territoret janë një”- ka thënë zëvendësshefi i Ligës Arabe.