Ndotja e ajrit, Shkupi dhe Tetova në gjendje alarmante
25.12.2015 12:37
Ndotje e madhe e ajrit dhe mjegull e dendur është regjistruar gjatë orëve të mëngjesit të sotëm në shumë rajone të vendit...

Ndotja e ajrit, sipas matësve në stacionet matëse, ka arritur shifra alarmuese, 431 mikrogram të grimcave PM10 në një metër kub.
Situatë e ngjashme me atë në Shkup po mbretëron edhe në qytetin e Tetovës, ku grimcat PM10 arrijnë deri në 310 mikrogram në metër kub.
