Zvogëlohet shkalla e varfërisë
Shkalla e personave të varfër në Republikën e Maqedonis vitin e kaluar ka arritur në 22,1 për qind, që është ulje për 2,1 për qind në krahasim me vitin 2013 dhe për 4,1 për qind në krahasim me vitin 2012, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë...

Shkalla e varfërisë në vitin 2013 ka qenë 24,2 për qind, ndërsa në vitin 2012, 26,2 për qind. Numri i personave të varfër në Maqedoni vitin e kaluar ka qenë 457,2 mijë persona. Shkalla e varfërisë tek femrat është 21,9, ndërsa tek burrat 22,9 për qind. Sipas moshës, shkalla e varfërisë në grupmoshën prej 18 deri 65 vjeç arrin 21,4 për qind, ndërsa tek ata mbi 65 vjeç, 14,5 për qind.
Varfëria më e madhe është në mesin e familjeve me dy persona të moshuar dhe me tre ose më shumë fëmijë për t'u kujdesur dhe arrin 51,1 për qind, pastaj pasojnë familjet me dy persona të rritur dhe dy persona për t'u kudesur ku shkalla është 25 për qind, si dhe familjet me fëmijë për t'u kujdesur.
Sipas statusit më të frektuentuar të aktivitetit ekonomik, shkalla e personave të punësuar të varfër është 9,8 për qind, ndërsa shkalla e pensionistëve të varfër është 8,4 për qind.
Koeficienti Gini, gjegjësisht masa e pabarazisë në shpërndarjen e të ardhurave arrin 35,2 për qind, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë. (mia.mk)
