Rashica, surpriza e Vitesse në Holandë
Futbollisti i Përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë që aktivizohet në kampionatin holandez, me skuadrën e Vitesse, Milot Rashica, në vijim të paraqitjeve dhe performancës optimale të shfaqur gjatë kësaj pjese të parë të sezonit, ka sunduar në mediat holandeze...

Futbollisti nga Kosova ka marrë vlerësimin maksimal nga ana e kritikëve, madje duke u vlerësuar edhe si një nga zbulimet apo surprizat e Eredivise. Mediat holandeze kanë përzgjedhur 5 zbulimet e kësaj faze të parë të kampionatit, mes të cilëve qëndron edhe Milot Rashica.
Futbollisti i talentuar, pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë gjatë kësaj këtyre 18 javëve, jo vetëm që ka fituar vendin e titullarit në ekip, por madje ka realizuar edhe 6 gola, duke shërbyer edhe 1 asist.
“Një vepër arti e zbuluesve të talenteve të Viteshes. Rashica është me origjinë shqiptare dhe ka luajtur me të rinnjtë dhe skuadrën e parë të Vushtrisë në Kosovë. Gjatë vjeshtës së 2014-ës u pikas nga Viteshe dhe pasi impresionoi gjatë përiudhës së provës firmosi në muajin shkurt të 2015-ës. Viteshe tani po dëfren me një lojtar krahu që është më i shpejtë se drita. Ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë një asist gjatë këtij sezoni. Bashkë me Solanken konsiderhen zbulimet e Viteshes”, mësohet të kenë cituar mediat holandeze në paragrafin e dedikuar për Rashicën.
