Maqedoni
Misajllovski lavdërohet për punën e vitit 2015
25.12.2015 16:36
Viti 2015 ka qenë viti më i suksesshëm për Ministrinë e Transportit, vlerësoi ministri, Vllado Misajllovski, gjatë prezantimit të punës së kësaj Ministrie për vitin 2015...

Sipas Misajllovskit, në pjesën e infrastrukturës rrugore është punuar aktivisht në rreth 400 kilometra rrejt rrugor, janë ndërtuar 3 autostrada dhe rekonstruohen 2 rrugë magjistrale. Ndërsa për vitin e ardhshëm ministri Misajllovski informoi se në mënyrë aktive do të punohet në ndërtimin e 24 rrugëve rajonale.
“Vitin e ardhshëm do të vazhdojmë me tempo më të fortë, për shkak se do të fillojmë me ndërtimin e 5 rrugëve ekspres, ndërsa do të fillojmë me rehabilitimin në 6 rrugë rajonale të reja, që do të thotë se vitin e ardhshëm aktivisht do të punohet në gjithsej 24 rrugë rajonale dhe në 7 rrugë magjistrale, me gjatësi prej gjithsej 600 kilometra”- deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski.
Gjithashtu ministri Misajllovski informoi se po punohet në hekurudhën Kumanovë–Bullgari, ndërsa potencoi edhe sigurimin e një treni pasagjerësh, prej gjithsej 6 të tillëve që duhet të sigurohen, si dhe blerjen e 150 vagonëve të ri.
Ndërsa për transportin ajror ai theksoi se kanë udhëtuar gjithsej 1.5 milion udhëtarë, ndërsa për këtë kanë ndihmuar edhe 5 linjat e reja në aeroportin e Shkupit dhe 2 në atë të Ohrit, ndërsa për vitin 2016 pritet që ky numër të rritet.
GAZMEND REXHEPI
