Davitoglu: takimi Demirtas-Lavrov turp dhe tradhti
Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka reaguar ndaj takimit të djeshëm të liderit të Partisë Popullore Demokratike kurde në Turqi, Selahattin Demirtas...

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka reaguar ndaj takimit të djeshëm të liderit të Partisë Popullore Demokratike kurde në Turqi, Selahattin Demirtas, me shefin e Diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, e sidomos ndaj qëndrimit të liderit kurd, i cili i është bashkuar Moskës në kritikat për Ankaranë për shkak të rrëzimit të aeroplanit luftarak rus, muajin e kaluar. Davutogllu citohet të ketë thënë se mbështetja e liderit kurd për Moskën paraqet “turp dhe tradhti totale”.
“Duke e mbështetur Rusinë, derisa ajo vranë civilë në Siri është tradhti, jo vetëm kundër këtij vendi, por edhe kundër humanitetit”- tha Davutoglu gjatë një takimi me liderët biznesorë në Turqi.
Por, Lavrov i ka lavdëruar kurdët e Turqisë, duke i cilësuar si aleatë potencialë në luftën kundër militantëve të “Shtetit Islamik” dhe i tha Demirtasit se Rusia është e gatshme të bashkëpunojë për së afërti me të.
GAZMEND KURTISHI
