Kulturë
Sonte në Tiranë fillon Festivali i 54-të i RSTH-së
25.12.2015 17:27
Festivali i 54-t i Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar do të zhvillohet në datat 25-26 dhe 27 dhjetor...

Gjatë këtyre ditëve po zhvillohen provat e fundit në skenën e Pallatit të Kongreseve.
Regjisori i festivalit, Bledar Laço, ka deklaruar për disa nga risitë e këtij festivali, ku tha se prezantimi i këngëve është bërë nëpërmjet videoklipeve në RTSH, por edhe i të gjitha këngëve në Radio Tirana.
"Kjo gjë ndodh për herë të parë, duke e parë këtë gjetje, si një mundësi të mirë, që publiku të ketë kohë të zgjedhë për të votuar këngën më të mirë. Gjatë dy netëve të para do të dëgjohen nga 15 këngë, prej të cilave do të përzgjidhen nga 9 këngë për çdo natë. Në natën finale do të ketë 18 këngë", deklaroi Laço për gazetën "Shekulli".
Fituesi i Festivalit 54 i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, do të marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës.
Ky festival mbahet në Stokholm të Suedisë./mia
