Maqedoni

NP “Pyjet e Maqedonisë” me thirrje publike për blerjen e drunjve

25.12.2015 17:33

Ndërmarrja Publike "Pyjet e Maqedonisë" ka bërë thirrje publike për blerjen e drunjve për vitin 2016...

Nga “Pyjet e Maqedonisë” theksojnë se afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është deri më 31 mars për personat fizikë dhe juridikë, ndërsa për më shumë informacione për metodën e aplikimit dhe mbi kushtet mund t’i gjejnë në faqen e internetit: www.mkdsumi.com.mk. 
 
“Ndërmarrja publike ‘Pyjet e Maqedonisë’ ka bërë një mënyrë të re për blerjen e drunjve. Nga sot fillon thirrja publike për personat fizikë dhe juridikë, ndërsa aplikimit duhet të bëhet ne afatin e caktuar. Kjo bëhet për t’iu shmangur problemeve gjatë këtij viti, ndërsa për vitin 2016 kemi paraparë këtë mënyrë për shitjen e drunjve”- deklaroi drejtori i NP “Pyjet e Maqedonisë”, Zharko Karagjoski.
 
Nga Ndërmarrja Publike “Pyjet e Maqedonisë” theksojnë se pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar mund të aplikojnë për drunj deri më 15 mars të vitit 2016 dhe pagesa iu mundësohet ta bëjnë në 8 këste.  
 
REJHANE BUSHI-METAJ