Rasti i Sopotit, anulohet seanca për 8 shkurt të vitit 2016
Sërish është anuluar seanca për rastin e Sopotit, kësaj radhe për 8 shkurt të vitit të ardhshëm...

Anulimi i seancës është bërë pasi dëshmitari i vetëm, Ramadan Bajrami, ka dhënë dëshminë e tij, me ç’rast ka përsëritur qëndrimin se dëshmia e tij, në të cilën bazohet prokuroria, është marrë në mënyrë të dhunshme.
Mosmarrja parasysh e një dëshmie të dhënë nën presion është kërkuar nga avokati mbrojtës, Naser Raufi, sipas të cilit në shkurt trupi gjykues duhet të vendosë se a do të ndahet prej provave dëshmia në fjalë, pasi që është provë që prokurori e ka prezantuar dhe që është konstatuar se është marrë me dhunë dhe maltretim.
Ndarjen e dëshmisë së dëshmitarit të vetëm, Ramadan Bajramit, do të nënkuptonte se të akuzuarit do të lirohen nga aktakuza, vlerëson Raufi.
