Maqedoni

Prokuroria Speciale: LSDM t’i dorëzojë materialet që posedon

25.12.2015 18:05

Prokuroria Speciale sërish ka kërkuar nga LSDM që t’i dorëzojë të gjitha materialet e përgjuara që i posedojnë...

Prokuroria Speciale sërish ka kërkuar nga LSDM që t’i dorëzojë të gjitha materialet e përgjuara që i posedojnë, si dhe kërkon më shumë bashkëpunim nga të gjitha subjektet.

"Bashkëpunimi me subjektet deri te të cilat drejtohemi, pa marrë parasysh për kë bëhet fjalë, është vështirësuar dhe në këtë drejtim qëndrimi ynë konkret për bashkëpunimin e këtillë të vështirësuar dhe masat që do të ndërmerren nga ana jonë, do të komunikohet nga mesi i janarit”- informojnë nga Prokuroria Speciale.

Megjithatë, siç theksojnë, edhe krahas gjendjes së këtillë të bashkëpunimit të vështirësuar, në Prokurorinë Speciale në vijim janë më shumë procedura parahetuese rreth lëndëve, për të cilat është vendosur kompetencë e vërtetë dhe ekziston progres, por, siç shtojnë, në këtë moment nuk janë në mundësi të komunikojnë hollësi, e gjithë kjo në interes të hetimit.

Prokuroria Publike për përndjekje të veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përcjelljes joligjore të komunikimeve, po ashtu informon se janë zbatuar procedura tenderi dhe në vijim është ndërmarrja e aktiviteteve ndërtimore, me qëllim të adaptimit të hapësirave ku kjo Prokurori Publike duhet të vendoset. 

VLORA LATIFI-TOPOJANI