Botë

Afganistan: Nga ndeshja e autobusit me kamion – 43 të vdekur

25.12.2015 18:45

Ministria e mbrojtjes e Afganistanit thotë se së paku 43 vetë janë vrarë dje pasi një autobus i udhëtarëve është ndeshur...

Ministria e mbrojtjes e Afganistanit thotë se së paku 43 vetë janë vrarë dje pasi një autobus i udhëtarëve është ndeshur me një kamion në pjesën veriore të Afganistanit.
 
Në kumtesën e sotme, ministria ka njoftuar se në mesin e të vrarëve ka pasur gra dhe fëmijë. Ndeshja ka ndodhur në autostaradën në provincën Samangan.
 
Ministria e mbrojtjes tha se 17 vetë ishin lënduar në këtë ndeshje direkte të autobusit me kamionin./evropaelire