Maqedoni
Në Koçan dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës
25.12.2015 19:24
Dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 50 deri në 100 metra ka në Koçan, kumtoi Lidhja auto-moto e Maqedonisë...

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet rrjedhshëm, pa ndalesa dhe ngecje, nëpër rrugë kryesisht të thata, përveç në vende me hije.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë./MIA
