Maqedoni
Mot me diell me vranësira lokale, mjegull nëpër fushëgropa
26.12.2015 12:09
Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale. Paradite do të fryjë erë e dobët veriore deri në mesatare e cila do t'i zvogëlojë kushtet për paraqitje të mjegullës nëpër fushëgropa...

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus pesë deri në tre gradë Celsius, ndërsa e ditës prej nëntë deri në 15 gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm, me temperaturë të dobët të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell me vranësira të vogla dhe me erë të dobët veriore deri në mesatare.
Temperatura e mëngjesit do të bie deri në minus tre gradë Celsius, ndërsa e ditës do të rritet deri në 10.
Deri të martën do të mbajë mot stabil dhe i thatë, nëpër fushëgropa me paraqitje të mjegullës dhe vranësira të vogla veçanërisht paradite. Ndryshim i caktuar i motit pritet nga dita e mërkurë kur do të jetë më ftohtë dhe do të ketë kushte për të reshura lokale të shiut dhe borës.
