Maqedoni
Malesheva do të jetë e mbushur me mysafirë për festat e ardhshme
26.12.2015 12:18
Për festat e ardhshme të Vitit të Ri dhe festat e Krishtlindjeve, Malesheva do të jetë e mbushur me mysafirë...

Sipas hotelierëve, si dhe pronarëve të uikend shtëpive, këto ditë kërkohet vend më shumë për qëndrim në Maleshevë për festat e ardhshme të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve. Më të shumtë do të jenë mysafirët nga Bullgaria dhe Maqedonia.
Punonjësit turistikë në Berovë theksuan se turistëve ua ofrojnë traditën e Maleshevës, por edhe ajrin e pastër, Diellin, ndërsa para së gjithash ushqimin e shëndetshëm dhe të pastër vendor. Tregimi i Maleshevës i paketuar mirë në një turizëm alternativ i tërheq turistët.
Këtë vit, Berovën e vizituan turistë nga Holanda, Izraeli, Bullgaria, SHBA-ja, Serbia. Sipas evidentimit të hotelierëve, këtë vit shënohet rritje e mysafirëve për 13 për qind. Për vitin e ardhshëm ka paralajmërime se Berovën për herë të parë do ta vizitojnë edhe mysafirë nga Belgjika./Mia
