Botë
Gjuriq pas asociacionit kërkon të fillojnë bisedimet për çështje të tjera
26.12.2015 14:39
Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se pas marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë...

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se pas marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, në tavolinën e negociimit duhet të vijnë për t’u sqaruar disa pyetje të tjera, si statusi dhe pronësia e Kishës Ortodokse Serbe, prona publike dhe private serbe, të pagjeturit, njohja e diplomave universitare dhe çështje të tjera.
Gjuriqi ka thënë se qëllimi i Serbisë është forcimi ekonomik, pasi vetëm një Serbi e fuqishme në arenën ndërkombëtare mund të mbrojë në mënyrë efektive interesat e veta shtetërore dhe kombëtare, përfshirë edhe interesat legjitime siç i ka quajtur ai në Kosovë.
“BE-ja për Serbinë nuk është qëllim në vetvete”, ka thënë ai duke shtuar se Serbia ka për qëllim t’i ofrojë një jetë prosperuese qytetarëve.
Ai ka akuzuar Prishtinën se po refuzon të negociojë për çështje të rëndësishme për serbët e Kosovës dhe Serbinë.
Sipas tij, ky kurs i mosvullnetit të Prishtinës duhet të ndryshojë, nëse BE-ja si ndërmjetësues vërtet ka për qëllim përmirësimin e situatës dhe marrëdhënieve.
