Maqedoni
Analistët: Shtyerja e zgjedhjeve me pasoja për vendin
26.12.2015 15:09
Shtyerja e mundshme e afatit të zgjedhjeve të prillit të paraparë në Marrëveshjen e Përzhinës, do ti sillte vendit pasoja të mëdhaja si në plan të brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm...

Por momenti vendimtar nëse mund të shtyhen zghedhjet do të jetë dorëheqja e kryeminsitrit Gruevski në afatin e paraparë.
Kështu vlerëson analisti politik Naseri Zyberi lidhur me mundësinë e shtyerjes së datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Gjithashtu një situatë e tillë do ta rëndonte edhe më tepër procesin eurointegrues, i cili kryekëput është i ndërlidhur me implementimin e tërësishëm të marrëveshjes së Përzhinës, thekson Zyberi.
“Ata e kushtëzuan cështjen e rekomandimit për fillim të negociatave për anëtarsim në BE me suksesin e implementimit të marrëveshjes së Përzhinës dhe mbajtjes së zgjedhejve më 24 pril. Nëse kjo nuk bëhet kuptohet se raporti I KE-së do të jetë negative dhe Maqedonisë I ekspozohet rrezikut për t’ju marrë rekomandimi për fillimin e negociatave dhe të kthehet nje hap prapa në statusin e saj në raport me procesin eurointegrues”, tha Naser Zyberi, analist politik.
I të njëtit mendim është edhe profesori universitar, Nano Ruzhin. Ai madje thekson se në çështjet e mbetura nga marrëveshja e korrikut, nuk duhet të ketë ngecje as për një ditë.
“Nëse shtyhen zgjedhjet, për Maqedoni do të thoshte se nuk ka Konsensus të mjaftueshëm brendashtetëror, dhe nga ana e subjekteve të gjejnë platform të përbashkët për tejkalimin e krizës dhe e dyta, ajo do të paraqiste minus të madh në imazhin tonë ndërkombëta sepse procesi i përgjithshë monitorohet nga BE dhe kjo së fundi nuk është e mrië për vet Maqedoninë në drejtim të kontekstit ndërkombëtar të Maqedonisë. Mendoj së me urgjencë Marrëveshja e Përzhinës të vijë aty ku është paraparë të jetë, me qëllim që pas zgjedhjeve vendi ti kthehet procesit eurointegrues”, tha Nano Ruzhin, profesor universitar .
Në raport progresin për Maqedonië në mënyrë të qartë u theksua se pas përfundimit të zgjedhjeve, BE-ja do t’i kthehet procesit eurointegrues të vendit, kushtimisht nëse do të implementohej në tërësi marrëveshja e Përzhinës, pas së cilës BE do të përgatis një raport tjetër për vendin.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
