Botë

Në Amerikën jugore 150 mijë të zhvendosur nga përmbytjet

26.12.2015 15:59

Mbi 150 mijë njerëz në Paraguaj, Argjentinë, Uruguaj dhe Brazil janë nxjerrë nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve më të këqija në disa vite...

Shirat e verës kanë bërë që lumenjtë të fryhen. Në shtetin më të prekur, Paraguaj, presidenti Horacio Cartes ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka ndarë 3.5 milionë dollarë për fondet e ndihmave.
 
Katër njerëz kanë vdekur në këtë vend nga rënia e drunjve. Rreth 200 shtylla elektrike janë dëmtuar ose shkatërruar nga erërat e forta.
 
Në veri të Argjentinës, rreth 20,000 njerëz janë evakuuar. Së paku dy njerëz kanë vdekur nga përmbytjet që kanë prekur kryesisht provincat Entre Rios dhe Korrientes. Shirat e furishëm në rajon kanë nisur qysh më 18 dhjetor.