Maqedoni
MPB, janë dhënë 3.275 vërtetime për të drejtë të azilit
26.12.2015 16:18
Gjatë ditës së djeshme janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit për gjithsej 3.275 shtetas të huaj...

Prej të cilëve 1.312 janë të gjinisë mashkullore, 687 të gjinisë femërore, 1.268 janë fëmijë të shoqëruar nga bartësi i vërtetimit, si dhe tetë fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, sipas MPB -së më të numërt janë shtetasit e Sirisë 1.305, Irakut 1.048 dhe Afganistanit 922. Gjatë 24 orëve të kaluara deri te Sektori për azil nuk është dorëzuar kërkesë për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për shtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.
Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve e deri mbrëmë në Sektorin për azil janë parashtruar 83 kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimeve të dhëna përpara me ç'rast 55 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, me ta janë edhe 23 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, pastaj 13 kërkesa nga shtetas të Afganistanit me ta janë edhe 14 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, tre kërkesa nga shtetas të Pakistanit dhe Irakut, nga dy kërkesa nga shtetas të Marokut, Libanit, Palestinës dhe Algjerisë dhe një kërkesë nga një shtetas i Egjiptit.
GAZMEND KURTISHI
