Maqedoni
KSHZ nis aktivitetet krahasimi i listave zgjedhore në janar
26.12.2015 17:54
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nis aktivitetet në saje të zgjedhjeve të 24 prillit...

Nënkryetari I KSHZ-së Rexhep Prekopuca për TVM2 thotë se ky trup ka nisur procedurën e e zgjedhjes dhe emërimit të sekretarit gjeneral, ndërkaq tani po punohet në aprovimin e rregulloreve që kanë të bëjnë me krahasimin e të dhënave të listave zgjedhore që ka MPB me listat e institucioneve tjera.
Sipas Prekopucës rregulloret paraprakisht do të duhet të marin pëlqimin e katër partive politike që nga janari të niset me krahasimin e të dhënave.
“Do ta shohim me cfar procedure dhe me cfar dinamike të arrijmë ti sjelllim këto dy rregullore. Mirpo mund të them me përgjegjësi se gjithë anëtarët e KSHZ-së janë të përkushtuar që sa më shpej të bëjmë këtë punë. Jemi në bisedime dhe në konsultime të shpeshta të lëmive të ndryshme, me ekspertë juridik, me ekspertë të teknologjisë iknformatike dhe gjithçka që bëjmë e bëjmë në drejtim të aprovimit të tekstit të këtyre dy rregulloreve”, tha Rexhep Prekopuca, nënkryetar i KSHZ-së.
Nënkryetari i KSHZ-së thotë se do të duhet të zgjerojë edhe stafin e të punësuarve me kompetencat e reja që ka.
“Me kompetencat e reja që do ti kemi ne sigurisht do të na duhet staf më i madh, sepse ne duhet të formojmë një shërbim juridik sipas ligjit dhe për të formuar atë shërbim na duhet edhe njerëz kompetent të cilët do të punojnë në atë shërbim, pasatj na duhen njerëz të lëmisë të teknologjisë informatike sepse për momentin vetëm një person punon në atë lëmi në kuadër të stafit të KSHZ-së”, shtoi Prekopuca.
Me ndryshimet e fundit të kodit Zgjedhor, në përbërje të KSHZ-së hyjnë 9 anëtarë, tre të pozitës , tre të opozitës dhe tre ekspertë. Anëtarët shqiptarë mund të bllokojnë vendimet që mund të prekin interesin e bashkësive etnike në vend.
MERAL ISMAILI
