Maqedoni
Gruevski: 15 janar formohet qeveria e re
26.12.2015 18:08
Më 15 janar do të formohet qeveria teknike ashtu siç parashikohet në marrëveshjen e Përzhinës...

Këtë e pohon kryeministri Nikolla Gruveski i pyetur të komentojë deklarimet e liderit të BDI-së se ai do të jep dorëheqje më 10 janar.
Gruevski tha se do të respektohet gjithçka për të cilën janë dakorduar dhe se me 15 janar do të formohet qeveria e re. Gruevski mirëpret edhe vizitën e eurokomesarit Johanes Hahn në Maqedoni na janar.
“Ajo për të cilën jemi dakorduar është që më 15 janar të kemi qeveri të re dhe këtë do ta respektojmë ashtu siç jemi marrë vesh. Sa i përket ardhjes së Johanes Hahn, ai është I mirseardhur. Si gjithmonë ardhjet e tij në Maqedoni janë të dobishme dhe të mirëseardhura”, tha Gruevski.
Eurokomesari Johanes Hahn në janar do të shohë realizimin e Marrëveshjes së Përzhiniës. Pas kompletimit të KSHZ – së bisedimet e grupit punues u heshtën.
Pezull mbetën reformat në media pas kundërshtimit të propozimit të ndërmjetësit Piter Vanhaute nga VMRO –DPMNE.
Pas kësaj pritet që të dorëhiqet kryeministri Gruveski dhe të formohet qeveria teknike që ti hapet rruga krijimit të kushteve për zgjedhje fer dhe demokratike. Lideri I LSDM-së Zoran Zaev është shprehur se nuk u ik zgjedhjeve të 24 prillit por kërkon që të plotësohen të gjitha parakushtet si pastrimi i listave zgjedhore, të përmbyllen bisediemet për reformat në media dhe çështjet tjera të hapura 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.
MERAL ISMAILI
