Maqedoni

Mjegull në rrugën Shkup-Demir Kapi

27.12.2015 12:01

Komunikacioni nëpër Maqedoni zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata në vendet më të ulëta dhe vende-vende rrugë të lagështa në vendet më të larta...

Ashtu siç kumtoi LAMM, mjegull me dukshmëri prej 50 deri në 100 metra ka në rrugën Shkup-Veles-Gradasko-Negotinë-Demir Kapia dhe Saramzalino.
 
Rekomandohet  kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
 
Sipas LAMM kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar-Mavrovë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut./Mia