Maqedoni

Gara e Babagjyshave të Vitit të Ri në Shkup

27.12.2015 12:07

Në qendrën e Shkupit sot do të mbahet Gara e Babagjyshëve të Vitit të Ri, si pjesë e programit festiv të Vitit rë Ri në qytet...

Fillimi është në mesditë , në orën 12 , ndërsa  marrja e pakove startuese nga ora 9 deri në orën 11. 
 
Korsia në të cilin do të vrapohet fillon në sheshin "Maqedonia" drejt portës "Maqedonia",  në drejtim të Spitalit të qytetit, ndrtesës së re të MPJ-së në urën tek "Holidej In", afër skelës së Vardarit drejt Muzeut Arkeologjik, në sheshin "Filipi i Dytë", Urën e Gurit, deri në finish në sheshin "Maqedonia".
 
Pjesëmarrja në garë kushton 199 denarë, ndërsa çdo konkurrues merr numrin startues dhe kapele të Vitit rë Ri. Për 250 pjesëmarrësit e parë pason kostum i plotë i Plakut të Vitit të Ri, i përbërë nga pallto, pantallona, kapele, rrip dhe mjekër. Pjesëmarrësit që nuk kan kostum të Plakut të Vitit të Ri, duhet që të  mbajnë kapele të Vitit të Ri dhe të jenë të veshur në veshje me ngjyrë të kuqe.
 
Përkundër frymës konkurruse, gara ka edhe karakter argëtues. Të mirëseardhur për pjesëmarrje janë të gjitha grupmoshat. Gjatësia e korsisë është 1,5 kilometra,  mud të vrapojnë edhe fëmijët në shoqërimin e prindërve. Paraqitja është përmes ueb-faqes  www.prvdovrv.mk.
 
Për fituesit janë parashikuar shpërblime, ndërsa pjesëmarrësve më të gëzuar do t'u plotësohen dëshirat e Vitir të Ri pa marrë parasysh se cilin vend kanë fituar. Para dhe pas garës parashikohet program muzikor dhe ceremonia e shpalljs së ftuesve.
 
Gara organizohet nga Qyteti i Shkupit përmes Qendrës së Kongresit "Aleskandri i Maqedonisë" dhe Shoqatës "I pari deri në krye", ndërsa përkrahësi i saj kryesor është  Coca-Cola.
 
Ky do të jetë edicioni i dytë i kësaj gare në të cilin pjesëmarrësit janë të veshur me kostume të Babagjyshit të Vitit të Ri, pas garës premierë e cila u mbajt vitin e kaluar./Mia