Botë
SHBA edhe tetë të vrarë nga stuhitë në teksas
27.12.2015 12:15
Tetë persona raportohet se kanë humbur jetën nga një tornado i fuqishëm në Teksas, duke çuar në 26 numrin e të vdekurve nga stuhitë e kësaj jave në Shtetet e Bashkuara...

Tornadoja në dhe përreth qytetit Dallas ka dëmtuar ose shkatërruar dhjetëra shtëpi. Aeroporti në Dallas, njëri nga më të ngarkuarit në Shtetet e Bashkuara, ka pezulluar të gjitha fluturimet për më shumë se një orë.
Si pasojë e stuhive të kësaj jave në SHBA, 18 persona janë raportuar të vdekur në Misisipi, Tenesis, Arkansas dhe Alabama. Meteorologët thonë se temperaturat e larta, të pazakonta në këtë kohë, i kanë kontribuar fuqisë së stuhive.
Zyrtarët thonë se Teksasi dhe Oklahoma mund të kalojnë një të ftohtë historik, që pritet të sjellë të paktën 41 cm dëborë. Stuhitë në rajonet e jugut të Amerikës kanë qenë jashtëzakonisht të fuqishme për këtë periudhë të vitit. Sipas raportimeve të para nga Teksasi, thuhet se janë shkatërruar kisha, disa makina janë copëtuar, ndërsa pemët janë rrëzuar përreth një sipërfaqeje të madhe.
E teksa policia u bën thirrje banorëve lokalë të qëndrojnë nëpër shtëpi dhe të mos dalin rrugëve, tashmë oficerët kanë nisur të përcaktojnë nëse ka të tjerë viktima në vendet e prekura prej stuhisë.
GAZMEND KURTISHI
