Botë

Britani, nga përmbytjet me dhjetëra të evakuuar, rrezikohen 3500 prona

27.12.2015 12:31

Qindra banorë në Londër janë detyruar të lëshojnë shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga të reshurat e rrëmbyeshme në Britani të Madhe ditëve të fundit...

Ekipet e emergjencave kanë nisur prej mesnatës punën për të evakuuar personat nga shtëpitë e tyre në York, për shkak të përmbytjeve që kanë prekur zonën veriore të Anglisë.
 
Policia ka këshilluar 300 deri në 400 familjarë të largohen nga shtëpitë buzë lumenjve Ouse dhe Foss në York, ndërkohë që rreth 3500 prona e biznese rrezikohen ndjeshëm.
 
Qindra paralajmërime për përmbytje janë në fuqi në Angli, Uells dhe Skoci, përfshi mbi 25 alarme të rënda, që nënkuptojnë rreziqe për jetët e njerëzve. Ministrja e Mjedisit, Liz Truss tha se qeveria do të bëjë gjithçka për të rishikuar masat mbrojtëse nga përmbytjet. 
 
Kryeministri britanik, David Cameron pritet të kryesojë një telekonferencë të Emergjencave pak më vonë, teksa do të vizitojë të hënën zonat e prekura nga përmbytjet.
 
GAZMEND KURTISHI