Maqedoni
Zgjedhjet e 24 prillit Ahmeti: Patjetër të mbahen ose thellohet kriza
27.12.2015 12:46
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti konsideron se zgjedhjet e 24 prilit do të duhet patjetër të mbahen, sepse prolongimi i tyre do ta thellojë vendin në krizë politike e institucionale...

Lideri I BDI-së pohon se ekziston tendencë për të shtyrë zgjedhjet e parakohshme por inkurajon palët që ti përmbahen marrëveshjes deri në realzimin e zgjedhjeve.
“Ka një tendencë që këto zgjedhje edhe të shtyhen. Ne vlerësojmë që çdo tendencë për të lënduar marrëveshjen e dy qershorit të arritur mes katër forcave politike, Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shkatërrim, minim i marrëveshjes së dy qershorit. Andaj zgjedhjet e 24 prillit asesi jo vetëm të shtyhen por nuk duhet menduar që ato të shtyhen, sespe shtyerja e zgjedhjeve të 24 prillit do të thotë të vazhdosh ti hedhish zjarrit benzinë. Shtyerja e zgjedhjeve të 24 prillit do të thotë të destabilizosh vendin, shtyerja e zgjedhjeve do të thotë krizë e thellë politike, krizë e thellë institucionale”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Edhe kryeministri Gruevski zotohet se do të rrespektojë marrëveshjen politike dhe ka pohuar se më 15 janar veçmë do të formohet qeveria teknike.
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev është shprehur se nuk u ik zgjedhjeve të 24 prillit, por kërkon që të plotësohen të gjitha parakushtet si pastrimi i listave zgjedhore, të përmbyllen bisediemet për reformat në media dhe çështjet tjera të hapura 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.
Grupi punues deri më tani me shumë vështirësi ka përafruar qëndrimet, duke shkelur gjitha afatet sa I përket marrëveshjes politike. Pezull kanë mbetur reformat në media, por lideri i BDI-së Ahmeti pohon se edhe kjo çështje është afër finalizimit.
MERAL ISMAILI
