Botë

Kinë, pronari vret veten pasi shembet miniera duke zënë poshtë 17 minatorë

27.12.2015 14:00

Pronari i një miniere gipsi në provincën lindore Shandong në Kinë, ka vrarë veten pasi 17 minatorë mbetën për 2 ditë të bllokuar në minierë...

Një person humbi jetën dhe 4 minatorë arritën të shpëtoheshin ndërsa miniera u shemb të premten. 
 
Që prej atëherë trupat e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë një numër minatorësh. Kina ka një histori të gjatë me aksidentet industriale. Incidenti i fundit vjen disa ditë pas rrëshqitjeve vdekjeprurëse të dheut që u shkaktuan nga mbetjet e ndërtimit në Kinën jugore. Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi këtë ngjarje.
 
Ekipet e shpëtimit kanë shpuar një vrimë për të komunikuar me disa prej punëtorëve të bllokuar, dhe janë duke u përpjekur për t’u dhënë ushqim dhe ujë, thonë zyrtarët. Më shumë se 700 zyrtarë të emergjencës janë të përfshirë në përpjekjet e shpëtimit.