Maqedoni

Energjia elektrike, në rrjetin energjetik punohet gjatë verës

27.12.2015 15:00

Këtë dimër qytetarët e Maqedonise nuk do të ballafaqohen me problemin e ndërprerjes sec shpeshte te energjise elektrike, theksoi zedhënësi I EVN-së Atanas Kovacevski...

Nga EVN theksojnë se problemet që paraqiten gjatë sezonit dimëror cdo vit, kompania punon ne kontinuitet qe te njejtat te riparohen gjate sezonit te verës. Sipas zedhenesit Atanas Kovacevski  këtë vit EVN ka punuar në restaurimin e rrjetit distibutiv me tension të mesem dhe të larte.
 
“Gjatë sezonit dimeror aty ku paraqiten probleme me furnizimin e rymës elektrike  dhe në këto pika kritike punojmë gjatë stinës së verës. punojmë në këtë drejtim për ti anashkaluar ato problem që shfrztëyuesit të furniyohen me rrzmë me kohë. Është bërë kontroll në të gjitha linjat dhe transtacionet që janë në pronësi të EVN-së por edhe në ata që janë në pronësi private”, tha Atanas Kovacevski, zedhenes i EVN-së 
 
Nga EVN theksojnë se gjatë sezonit dimëror si pasoje e motit te keq, ka nderpreje te shpeshta te rrumes elektrike, andaj EVN per te reaguar ne kohe posedon ekip me telefon nepërmjet rrjetit satelitor atëher kur të gjitha linjat telefonike nuk funksionojnë.
 
“Tani kemi ekip të përgaditur me telefon satelitor kur moti ishte I keq dhe I gjithë rrjeti telefonik nuk funksiononte dhe ishte shumë e vështirë të kontaktohet me ekipet të cilët ishin në teren.ndërsa evn edhe me tej ka Marëveshje me ministrinë e punëve të brendëshme dhe me ARM  për nevojë ndihme”, shtoi Kovacevski.
 
Kovacevski nuk mohon faktin  se  gjate muajve te dimrit  mund te ndodhin difekte ne furrnizimin e qytetareve me energji elektrike, sepse gjate sezonit te dimrit kerkesa per harxhimin e energjise eshte me e madhe karshi muajve me te nxete. 
 
REJHAN BUSHI-METAJ