Maqedoni
Qytetarët përgatiten për Vitin e ri
27.12.2015 15:29
Kur kanë mbetur edhe pak ditë për ndërrimin e motmoteve, në kryeqender vërehet një entuziazëm për përgatitjet e fundit...

Kur kanë mbetur edhe pak ditë për ndërrimin e motmoteve, në kryeqender vërehet një entuziazëm për përgatitjet e fundit, por me intezitet pak më të ulët për dallim nga vitet e kaluara, thonë qytetarët të cilët veçmë kanë filluar të bëhen gati për pritjen e Vitit të ri.
Të anketuarit e TVM-2 të ndarë me mendime. Të rinjt në të shumtën e rastëve kanë vendosur të presin vitin e ri në ndonjë nga lokalet ku ka organizime me këngëtarë të njohur të estradës, ndërsa personat pak më të moshuar kanë vendosur që ndrrimin e motmoteve ta presin në ambient shtëpiak.
“Do dalin me shokët për vitin e ri, zakonisht dalim nëpër lokalet e çarshisë së vjetër . Bëjmë një shititje në fillim dhe mandej mblidhemi në shtëpi. Për këtë natë shpenzojmë si për çdo ditë tjetër, nuk shpenojmë shumë, 1000 denarë”...
“Shpenzojmë vetëm mbrëmjen që do të organizojmë, ushqimin dhe pijen që do të kemi për atë natë, kështu diçka ekstra jo”...
“Unë në shtëpi do të pres vitin e ri sepse më pëlqen atmosfera familjare në shtëpi. Në përgjethësi nuk preferoj të festoj vitin e ri me shumë shpenzime”...
“Me familjen e festoj në shtëpi. Vitet e tjera e kemi festuar dhe jashtë por tash për shkak të situatës dhe gjendjes ekonomike festojmë nës htëpi. Rreth 50 euro po planifikoj të shpenzoj”...
“Këtu në qendër do të festoj vitin e ri dhe si çdo vit rreth 2 ose 3 mijë denarë planifikoj të shpenzoj për këtë natë”, thanë qyteraret e anketuar nga TVM2.
Lokalet e ndryshme vazhdojnë të promovojnë edhe më tej ofertat e tyre për natën e vitit të ri. Në pjesë e lokaleve në Çarshinë e Vjetër veç më kanë filluar me reyervimet pasi siç thonë pronarët, ata ofrojnë program të pasur festiv prandaj edhe nuzk mungon intertesimi i qytetarëve.
“Zakonisht para fund vitit interesimi i qytetarëve është tejet i madhë. Tre vitet e fundit kemi organizuar mbrëmje festive për ndërimin e motemoteve dhe gjithmon interesimi ka qenë i madhë. Të rinjët dëshirojnë të festojnë jashtë nëpër lokale dhe edhe këtë vit si vitet e kaluara kemi vendos që të organizojmë mbrëmje”, tha Jeton Sinani, pronar.
Por pa marr parasyshë se kush ku do ta pres ndrrimin e motmomteve të gjith ndajnë dëshmirën se në vitin e ri do të futen me me energji pozitive duke i lënë pas të gjitha brengat dhe vështërsitë me të cilat u përballën gjatë vitit 2015.
REXHEP QAMILI
