Maqedoni
Lata: raportoi për realizimin e punimeve per vitin 2015
27.12.2015 16:08
Gjatë vitit 2015 jashtë buxhetit të komunës në Dibër janë investuar mbi 10 milion euro, tha gjatë urimit për vitin e ri i kryetari i Komunës së Dibrës Ruzhdi Lata...

Ai tha se këto investime janë realizuar me sukses me përkrahjen maksimale të Bashkimit Demokratik për Integrim, gjegjësisht angazhimin dhe lobimin e ministrave shqiptar.
“Ministrat e Bashkimit Demokratik për integrim më kanë mundësuar që me të vërtetë në Dibër të investohet dhe janë investime maramendse sa I takon qytetit siç është dibra, normalisht prej IPA fondeve, por lobimi i tyre ka qenë i fortë kemi aritur të rindërtojmë urën rruga boshkut dibër, të rregullojmë urën e Mellniçanit, me komoditet tashmë udhetohet për Strugë, e cila u asfaltu me standarte europiane, u rregullua bregu i liqenit, u bë sistematizimi i ujit të pijshëm”, tha Lata.
Po ashtu, Lata tha se dy punë madhore janë bërë sivjet, ndërtimi i gjimnazit dhe ndërtimi i qendrës së qytetit. Ndërtimin e gjimnazit është mbështetur edhe nga agjensioni për zhvillim i turqisë TIKA.
“Me investim të agjensionit tika kemi aritur të ndërojmë gjimnazin më të mirë në maqedoni I cili përkrahas ndërtimit të tij sëbashku me tërë infrastrukturën, do të paiset tërësisht edhe me inventarin e nevojshëm”, shtoi Lata.
Gjatë vitit 2016 do të vazhdojmë të ndërtojmë edhe rrugën tjetër së bashku me parkun e qytetit dhet gjat mandatit të tij Dibra do të ketë një pamje krejt tjetër u shpreh kryetari i Komunës së Dibrës Ruzhdi Lata.
ATLI DEMA
