Maqedoni
Mbi 300 pjesëmarrës në garën e Babagjyshave në Shkup
27.12.2015 17:01
Më shumë se 300 pjesëmarrës ishin pjesë e garës së sotme të Babagjyshave në Shkup...

Starti dhe qëllimi ishin në sheshin "Maqedonia", ndërsa është vrapuar në korsi të gjatë 1,5 kilometra përmes "Portës Maqedonia" deri në Spitalin e qytetit, nëpër rrugën "Filipi i Dytë" deri te skela e lumit Vardar (nga ana e ndërtesës së MPJ-së), përmes sheshit "Filipi i Dytë" dhe Ura e Gurit.
Në garën që e organizon "Pivara-Shkup", i pranishëm ishte edhe kryetari i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski.
Gara e Babagjyshave mbahet për herë të dytë në suaza të Programit të Vitit të Ri të qytetit të Shkupit. Garë e tillë e ngjashme mbahet në një numër të madh të metropoleve botërore./Mia
